Kryebashkiaku Ermal Dredha: 104-vjet nga lufta e Vlorës, lavdi dëshmorëve dhe heronjve

Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë italiane, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha shkruan për këtë 104-vjet, ku shpreh mirënjohjen për dëshmorët dhe heronjtë. ”3 Shtator 1920-3 Shtator 2024, 104- vjet nga Lufta e Vlorës. Sot, më datë 3 shtator, mbushen 104 vjet nga fitorja e Luftës së Vlorës në vitin 1920. Lufta e Vlorës ishte një seri betejash, e filluar nga Kuvendi i Bacallasë së Dukatit më 29 maj 1920, ku u mor vendimi për t’iu përgjigjur me luftë të armatosur pushtuesve italianë si rezultat i pushtimit prej tyre. Lufta filloi më 5 qershor dhe zgjati 3 muaj, e drejtuar nga “Komiteti Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiu. Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës së Vlorës 1920”,-shkruan Dredha.

SHKARKO APP