Kryebashkiaku i Athinës në Himarë: Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak. Jo në Europë me shkelje
U mbajt këtë të hënë në Himarë protesta në mbështetje të Fredi Belerit. Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis tha se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.
”Zëri i qytetarëve nuk hesht. Himara e ka zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.
Tubimi u organizua nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës. Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.