Kryebashkiaku i Berishës letër Ramës: Duam që të presim disa prej refugjatëve në qytetin tonë

Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri që është i PD-së së Berishës i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Ramës ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes me Italinë.

”Unë kërkoj me respekt mundësinë për tu angazhuar në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante për të diskutuar detajet dhe logjistikën e strehimit te emigrantëve në Fushë-Arrëz. Unë jam i gatshēm të punoj me vendosmëri për të përmbushur të githa kërkesat e nevojshme dhe për të ofruar një mjedis të sigurt, mikpritës dhe mbështetës për këta individë.

Ju falënderoj për konsiderimin e propozimit tim dhe pres përgjigjen tuaj. Bashkia Fushë-Arrëz mbetet e përkushtuar për rolin tonë në mbështetjen e atyre në nevojë dhe për të vazhduar traditën e pasur të mikpritjes shqiptare”,-thuhet ndër të tjera në letër.

SHKARKO APP