Kryebashkiaku i Bulqizës: Më shumë se 100 banesa të dëmtuara, lëkundjet e tërmetit vijojnë

Bulqiza është kthyer në një zonë tërmetesh dhe kryebashkiaku Lefter Alla thekson se deri më tani janë rreth 100 banesa të dëmtuara me plasaritje të lehta.

4.5 ballë ishte tërmeti që goditi Dibrën sipas Institutit të Gjeoshkencës. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra.

Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë.

SHKARKO APP