Kryebashkiaku i Bulqizës në burg, Berisha: Tha do rikandidoj dhe nuk pyes për PS-në, dhe u arrestua
Sali Berisha në konferencës e së premtes me gazetarët, ndër të tjera foli edhe për arrestimin e kryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla me urdhër nga SPAK.
Alla, nënkryetarja dhe disa zyrtarë të bashkisë janë në pranga për tenderat. Sipas Berishës, Alla i kishte dosjet palë-palë, por që kërkoi që të rikandidoi për kryetar pa i thënë PS-së dhe u arrestua.
“Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve. Narkotrafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë palë prej 4 vitesh. I denoncuar për vjedhje monstruoze. Ishte unik sistemi i tij në botë për vjedhje. Nuk i futej gjemba në këmbë. Në momentin që deklaroi se do kandidonte dhe s’do pyeste partinë, i vunë prangat. Është akt politik, i mbajti dosjet për 4 vite të fshehura pastaj e shitën si sukses të drejtësisë”,-tha Berisha.