Kryebashkiaku i Kamzës i përgjigjet Berishës: Kandido përballë meje e do marrësh rezultat poshtërues
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Sali Berishës.
Berisha akuzoi Sulin se: “Rakipi ka lindur me dorë. Sa herë shkon në fshat vetë, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion, pa dorë nuk ka ndenjur, ndërsa këtu i papërmbajtur.”.
Ndërsa në reagimin e tij, Rakip Suli shkruan:
Sali!
Nuk di pse erdhe në Kamëz përsëri shpërtheve me mllef duke çliruar gjirizin e pistë të psikikës tënde të sëmurë.
Dua të të ftoj të kandidosh vetë në Kamëz e ta shikoni se çfare rezultati poshtrues do marrësh.
Do të të krijoja kushte që me karrocë për të moshuarit të vije dhe të vizitoje objektet arsimore që janë bërë në Kamëz, të shikoje cilësinë dhe kushtet e fëmijëve në shkolla kopshte e çerdhe dhe ta krahasoje me modelin tënd më të shëmtuar 30 vjeçar.
Ka mbi 30 vjet që vjen në Kamëz vetëm për mitingje.
Në vetëm 3 vite Kryeministri Edi Rama ka ardhur plot 28 herë për të parë kantierët e puneve publike në këtë Bashki.
Sali!
Unë kam respekt për të gjithë refugjatët që sakrifikojnë për vete e familjet e tyre. Dua të them se unë asnjë ditë nuk kam qenë refugjat as në Greqi dhe askund tjetër. Gjithçka e kam arritur vetëm me punë dhe ndershmëri dhe jo me poste e pushtet si ju. Ta cilësoj që jam krenar për veten dhe familjen time.
Unë vij nga një zonë e Dibrës me shumë tradita dhe me histori të lavdishme. Jam kryelartë për zonën nga vij dhe jam i lumtur që i kam përfaqsuar denjësisht në udhëtimin tim qoftë privat qoftë publik.
Pyet mirë Sali, mos i lësho fjalët si lopa bajgën. Sa për kuajt që trazojnë mendjen tënde të sëmurë dhe gojën tënde të pistë, mund të të them se jam kalorës dinjitoz i Çidhnës e Dibrës prej nga vij dhe duelet e mia i kam fituar gjithmonë. Mbase kjo jua trazon psiqikën e sëmurë.
Unë po vazhdoj me përkushtim punët publike në shërbim të qytetarëve të Kamzës. Ti Sali, vazhdo pofesionin që di të bësh më mirë: sharësin e lehësin e padejë që një burri malësie nuk i shkon për shtat e aq më tepër një ish Kryeministri e ish Presidenti.
Në fakt më vjen turp edhe të të përgjigjem. Turpi të mbuloftë!
Shihemi në 14 Maj!