Kryebashkiaku i Kukësit-Ramës: S’ të takoj, qytetarët të lirohen. Të hiqet terrori policor
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lirojë urgjentisht protestuesit e arrestuar. Në një dalje për mediat, Shehu tha se protesta ka qenë e qetë ndaj dhe duhen liruar të arrestuarit, ndërsa kërkoi hetim të paanshëm lidhur me protestën te pika kufitare e Kalimashit, duke theksuar se aty ka pasur dhe elementë kriminale.
Pas arrestimit të 23 banorëve të Kukësit, Shehu është shprehur se nuk pranon të takojë Edi Ramën, kur qytetarët e tij janë të arrestuar nga qeveria. ”Unë jam i zgjedhur i këtij popullit, nuk mund të shkoj e takoj Edi Ramën. Unë bëj letra për ministra e kryeministrin. Nuk arrestohen trafikantët dhe kriminelët, por arrestohen qytetarët që ne i njohim, arrestohen njerëz që punojnë”, tha Shehu.
Ai e quan të panegociueshëm lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe kërkoi heqjen e forcave të shumta policore që prej ditës së djeshme janë vendosur në Kukës.
”Duhet urgjentisht të lirohen qytetarët. Një protestë duhet të hetohen dhe të dalin fajtorët. Qytetari është i fundit që duhet të arrestohet. Banorët janë shumë të shqetësuar. I bëj thirrje kryeministrit të nisë një hetim të paanshëm. Se nuk mund të marrësh vetëm qytetarët se në protestë nuk ka vetëm një anë. I bëj thirrje ministrit të brendshëm të hetojë dhe bëjë transparancë. Ti je kuksin dhe di historinë kur të thërret dikush. I kam shkruar shumë përpara ministrisë së transporteve dhe kryeministrit ta bëjë transparente kontratën. Nëse do qeveria të vijë dhe të komunikojë. Unë e kam deklaruar se nuk jam kundër taksës. Ne e kemi ulur 30% taksat dhe kemi pasur rritje të arkëtimeve. Sot unë jam thjesht një përfaqësues i qytetarëve. Porsa kohë qytetarët e mi ndien keq, unë skam tjetër përveçse të përfaqësoj ata. Bashkiam Shehu është pjesë e çdo proteste të PD dhe shoqërisë civile”,tha më tej kreu i Bashkisë së Kuksit.
KOHA JONË SONDAZH

