Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 janarit 2011. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sapo ky i fundit mori detyrën.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda, ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.
Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin.
Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.