Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj:Në gusht lirojmë hapësirat publike

 

Tirana akoma nuk eshte e çliruar nga zenia e hapesirave publike. Ndaj Erion Veliaj, perveç qindra puneve qe ka kryeqyteti, do ti futet ne muajin gusht , me aksion, per te çliruar çdo hapesire publike te zene ne menyre te paligjshme.

 Z. Veliaj shprehet se do të lirojë kësaj here përgjithmone trotuarët nga tavolinat e bizneseve apo qoftë për lirimin e hapësirave të dedikuara për parkingje.

Veliaj tha dje gjate prezantimit te nje administratori te njesise nr.7 se “Gjatë gushtit do të përfshiheni si njësi edhe në disa operacione të tjera, operacioni për lirimin e trotuareve, operacioni për lirimin e shesheve ku duhet të luajnë fëmijët dhe jo subjektet tregtare dhe lirimin e vendeve të parkimit”.

Më tej kreu i ri i Bashkisë ka zgjedhur të shohë vijimin e punimeve të nisura nga pararadhësi i tij, ish-kryebashkiaku Basha në shkollën “Dhora Leka”.

I pritur nga Alfons Muça, drejtor i Ndërmarrjes nr 3 të Bashkisë së Tiranës e që vijon në këtë post edhe me rrokadën e pushtetit.

Veliaj: “Puna vijon normalisht. Nuk do të ketë asnjë ditë ndërprerje për tu siguruar që pasi qytetarët dhe familjarët të jenë kthyer nga pushimet të gjejnë shkolla, kopshte dhe çerdhe në ambientet dhe standardet që janë dinjitoze për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, për Tiranën”.

Më herët Z. Veliaj i shoqëruar nga kreu i Këshillit bashkiak Aldrin Dalipi, ka përshkuar rrugën me autobus për të inspektuar kështu edhe linjën e autobusëve Kombinat-Kinostudio , ku gjatë rrugës së përshkuar me këmbë nuk i ka shpëtuar ti kalojë fare pranë një automjet që në vende të tjera të BE dhe në fqinjët tanë kanë dalë jashtë qarkullimit.
Gjë që mesa duket i ka bërë përshtypje dhe kreut të Këshillit bashkiak në Tiranë, Aldrin Dalipi.

SHKARKO APP