Kryebashkiaku Llatja: Urbanizimi edhe në fshatra me qëllim përmirësimin e jetesës së banorëve

Rehibilitimi urbanistik në Elbasan, nuk ndalet. Në fshatin Kusarth po vazhdon puna për rehabilitimin e rrugës kryesore dhe kështu do të vazhdojë në të gjithë Njësinë Bradashesh e në çdo fshat të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i shoqëruar nga numri dy i PS Damian Gjiknuri kanë inspektuar punimet në fshatin Kusarth, njësia administrative Bradashesh, ku po investohet në asfaltimin e të gjithë rrugëve të fshatit. Aktualisht ka përfunduar faza e parë e procesit dhe pritet së shpejti të vijohet me asfaltimin e të gjitha lagjeve.

Llatja në bashkëbisedim me banorët u bëri të ditur atyre se “kemi shumë projekte për Kusarthin, po vazhdojmë me punë të mira dhe shumë shpejt do stabilizojmë një pjesë shumë të madhe të fshatit, pasi ky është qëllimi ynë kryesor të përmirësojmë cilësinë e jetesës së banorëve. Kemi filluar me rehabilitimin e rrugëve, ku me ndihmën e qeverisë po edhe me buxhetin e bashkisë kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, tha Llatja.

Banorët nga ana e tyre u shprehën të kënaqur me investimin e bashkisë, pasi sipas tyre ” në këtë vend nuk ishte vënë dorë prej 30 vitesh. Falë kryetarit të bashkisë, Kusarthi do të ketë përkrahjen e pushtetit vendorë dhe do të ketë gjithmonë investime në të mirë të banorëve”.

SHKARKO APP