Kryebashkiaku në burg, qytetarët dy javë pa marrë pagesën
Aktualitet E Enjte, 30 Mars 2023 15:17
Një paradoks po ndodh në Bulqizë. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i cili është në burg, kjo gjë ka penalizuar qytetarët.
Mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, ka sjell që personat që trajtohen me pension paraplegjikë dhe tetraplegjikë të mos marrin pagesën prej afro dy javësh.
Me këtë problem, përballen afro 970 persona në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.