Kryebashkiaku Redjan Krali dhe qytetarët e Kavajës, ndezin qirinj për viktimat e tërmetit
Kjo e hënë ishte një ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të tragjedisë që kanë shkaktuar tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri.
Në çdo qytet janë ndezur qirinj në shenjë solidariteti me këtë tragjedi kaq të madhe. Edhe bashkia e Kavajës, me në krye kryetarin Redjan Kralin kanë ndezur qirinj sëbashku me qytetarët, për të treguar se në këtë dhimbje jemi bashkë.
”Falënderim zemre për të gjithë bashkëqytetarët që na u bashkuan në homazhet për viktimat e tragjedisë në Turqi sot në këtë ditë zie kombëtare. Çdo qiri i ndezur simbolizon lutjen e secilit prej nesh që çdo shpirt i humbur të prehet i qetë”,-shkruan kryetari i Bashkisë së Kavajës.
View this post on Instagram