Kryebashkiaku Spahia: Shkodra, epiqendër e investimeve dhe ndryshimeve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, kryebashkiaku Bardh Spahia zhvilloi një takim me qytetarë dhe sipërmarrës në qytetin e Shkodrës. Spahia u premtoi sipërmarrësve taksa të ulëta për biznesin. Ai theksoi se, Shkodra do të jetë epiqendër e investimeve dhe ndryshimeve.

“Takimet me bashkëqytetarët dhe sipërmarrësit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të ndarë me ta programin e 4 viteve në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër. Nga sheshi “Prekë Cali” dhe përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” pata kënaqësinë të merrja jo vetëm mbështetjen e tyre, por edhe të listoja një pjesë të programit.

Taksa të ulëta për biznesin. Rikonstruksion i fasadave dhe rivitalizim i zonës muzeale. Përmirësim i infrastrukturës rrugore. Investime në shkolla dhe ndërtim terrenesh sportive. Një kalendar i pasur aktivitetesh dhe promovim i resurseve të territorit”, shkroi Spahia në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?