Kryekëshilltari i CDU mbështet platformën e PD: Basha ka besueshmëri të lartë në Europë

Kryekëshilltari për ekonominë i grupit të CDU-së, Martin Henze gjatë një interviste për Shijak televizion thotë se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një besueshmëri të lartë në Europë. Sipas tij, kreu i PD ka një ekip të mirë ekspertësh, ndërsa evidenton se ekonomia shqiptare vitet e fundit ka pësuar rënie.

”Ekonomia shqiptare vitet e fundit ka pësuar rënie dhe kjo nuk është një gjë e re. Ne si ekspertë kemi tentuar të mbështesim Partinë Demokratike për të formuar një axhendë ekonomike e cila do të shërbejë jo vetëm si platformë elektorale po edhe si platformë qeverisëse. Axhenda ekonomike e PD do t’i ndihmojë shqiptarët të dalin nga kjo krizë e thellë. Çdo shqiptar që ka kontribuar për 28 vjet sado pak për të rritur mirëqenien e tij, e sheh që fëmijët po largohen masivisht nga Shqipëria për arsye ekonomike dhe kjo është tragjike. Partia Demokratike ka një detyrë mjaft të rëndësishme që të krijojë një fillim të ri ekonomik të Shqipërisë, të lërë pasë atë se ç’është bërë këto 28 vjet në politikën shqiptare dhe të vazhdojë më tej. Zoti Basha dhe ekipi i tij janë mjaft profesionalë dhe i kanë idetë e qarta dhe do t’i mbështesim ata që kur të jenë pjesë e qeverisjes të jenë po ashtu të suksesshëm. Taksa është një pikë mjaft e rëndësishme. Nga viti 2013 e deri më sot, taksat në Shqipëri janë rritur në mënryë katastrofale. Partia Demokratike dhe programi i saj kanë në qendër taksat. Taksat do të ulen deri në 9% dhe kjo do të jetë një shtysë e madhe për të zhvilluar ekonominë. Synimi i platformës ekonomike shqiptare është që edhe ata shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria prej 2013-ës të kthehen në vend dhe të kenë mundësi të kontribuojnë këtu. Zoti Basha ka një ekip shumë të mirë që duhet të çojë ekonominë shqiptare, të reformojë ekonominë shqiptare. Ne si ekspertë të huaj nga Gjermania jemi të gatshëm ta mbështesim zotin Basha dhe ekipin e tij”, u shpreh Henze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?