Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më 25 prill të rinjtë nuk do të helmohen më nga avujt e kokainës

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot LSI-në dhe kryetaren e saj, Monika Kryemadhi. Rama foli me një gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj drejtuesve të partisë dhe të rinjve që bëjnë pjesë në këtë forcë politike.

Pas akuzave të Edi Ramës, në një video të postuar në instagram Kryemadhi shprehet se: “Unë do të vazhdoj të punoj për të rinjtë dhe të rejat e vendit tim. Ata nuk do të helmohen nga avujt e kokainës, por më 25 prill do t’i japin fund tranzicionit, do t’i japin fund rilindjes së Edi Ramës, që në fakt ishte rivdekje”.

Kryemadhi: Më 25 prill do t’i japin fund tranzicionit

SHKARKO APP