Kryemadhi mbledh Kryesinë e Durrësit: Koha që t’ia rikthejmë qytetarëve qytetin e uzurpuar nga një grusht njerëzish

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me Kryesinë e partisë së Durrësit, deklaron se ka ardhur koha që Durrësi t’i kthehet qytetarëve, që sot është uzurpuar nga një grusht njerëzish.

“Të ndezim motorët në maksimum për të shkuar te trë gjithë qytetarët sipas zonave të votimit për t’iu gjendur pranë atyre për hallet dhe nevojat e përditshme që ata kanë”, theksoi ndër të tjera, Kryemadhi.

Po ashtu, kryetarja e LSI-së kërkoi nga Kryesia e Durrësuit hartimin e një plani të mirëfilltë për qytetin, për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës në këtë qytet, apo një program që ka në thelb edhe përmirësimin e cilësisë së arsimit për Durrësin.

Kryemadhi u shpreh se në Durrës LSI do të jetë forcë e parë. “Përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë. Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezent, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve”,- tha kryetarja e LSI.

SHKARKO APP