Kryemadhi: Në Shqipëri do të mbesin vetëm pensionistë, ja pse unë nuk jam njëlloj si Edi Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se politikat ekonomike të gabuara dhe keqqeverisja e Edi Ramës ka sjellë largimin e të rinjve.

Në takimin e LSI-së në Durrës, Kryemadhi u shpreh se me qeverisjen e Edi Ramës në vend do të mbeten vetëm pensionistët.

Pjesë nga fjala e Kryemadhitt në Durrës

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë çfarë ndodh. Ndodh që ne sot më këtë ritëm të shpërnguljes së popullatës, shumë shpejt nuk do të jemi më shumë se 800 mijë pensionist në Shqipëri. 800 mijë ku ne sot jemi 600 mijë pensionistë, pra dhe 200 mijë që sot jemi drejt rrugës. Ndërkohë këta pensionist me çfarë do t’i marrin pensionet e tyre? Këta pensionist që të marrin pensionet e tyre do t’iu duhen minimumi 2 milionë shqiptarë të punësuar që kontributet e tyre të paguajnë pensionet e këtyre pensionistëve. Që nuk ka për të ndodhur kurrë. Se ku do t’i gjejmë këta 2 milionë shqiptarë të punësuar të cilët do të paguajnë ne skemat e sigurimeve shoqërore që të paguajnë pensionet? Atëherë çdo të kemi një Shqipëri me pensionistë që as ata s’do të kenë pensionet e tyre. Do të kemi një Shqipëri pa mjekë. Do të kemi një Shqipëri pa infermierë. Do të kemi një Shqipëri me mësues injorant. Do të kemi një Shqipëri pa inxhinierë. Pa arkitektë. Pa ndërtues. Pa asgjë. Do të kemi një Shqipëri e cila nuk do të jetë asgjë përveç se një tokë e djerrur. A ka zgjidhje? Po sigurisht që ka zgjidhje. Zgjidhja është tek dëshira e mirë. Zgjidhja është tek vullneti politik. Dhe vullneti politik është ai që i ndryshon dhe i diferencon partitë politike. Lëvizja Socialiste për Integrim gjithmonë ka treguar konseguencën e saj. Vendosmërinë e saj për ti dhënë zgjidhje të gjithë konflikteve dhe problematikave të saj. Dhe sot ku jemi në një tryezë që për hir të së vërtetës shumë kush që është skeptik do të thotë “ e cila ishte tryeza juaj, dogjët mandatet për tu ulur në një tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin?” Jo! Djegia e mandateve tona nuk ishte për tu ulur me ta. As për tu ulur e për të bashkëbiseduar me Edi Ramën. Djegia e mandateve tona ishte për ti thënë Shqiptarëve, të cilët për fatin e keq të Shqiptarëve edhe tonin bashkë, Edi Rama ka bindur që gjithë politikanët janë njëlloj. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk jam njëlloj me të për shumë arsye. Nuk jam njëlloj me të për sa i përket dashurisë që kam për familjen time, për prindërit e mi, për fëmijët e mi dhe për bashkëshortin tim. . Nuk jam njëlloj me të për dashurin që kam për forcën time politike ku unë aderoj. Do thoni ju pse nuk e do Edi Rama Partin Socialiste? Sigurisht që nuk e do. Sepse po ta donte Partin Socialiste nuk do ta përdhoste dhe nuk do ta fyente siç e ka fyer Partin Socialiste. Më gjeni sot një socialist të Partisë Socialiste të Durrësit në radhët e Partisë Socialiste. Më gjeni sot një socialist të ndershëm të Partisë Socialiste të Durrësit që të drejtoj në Partin Socialiste. Më gjeni një socialist, më gjeni një eurosocialist. Më gjeni eurosocialistët e vërtet se ku janë sot në Durrës. Përkundrazi, kanë ulur kokën të turpëruar dhe ecin duke u fshehur për të mos u përballur me njerëzit dhe me qytetarët. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën sepse unë e dua vendin tim. E dua vendin tim sepse dua të jetoj në vendin tim. Dhe dua të plakem në vendin tim. Dua ti martoj fëmijët në vendin tim. Dua ti bëjë dasmën. Dua të shikoj nipërit e mbesat se si rriten në vendin tim. Sepse vendi im është një vend i bukur. Dhe nuk është një vend i bukur vetëm me diell, por është shtëpia jon. Është shtëpia jonë ku ne jemi rritur, kemi memorien tonë kemi kujtimet tona, kemi historinë tonë dhe kemi një histori shumë më të vjetër se shumë e shumë të tjerë popuj e kombe që janë rreth e qark nesh. E pra, që mos të jesh njëlloj me Edi Ramën është vlerë. Dhe që mos të jesh njëlloj me Edi Ramën nuk mund të rrish në një parlament i cili i ka mbushur karriget e tij me deputet të cilët kanë ardhUR nëpërmjet votave të blera nga grupe kriminale, nga banditët dhe nga trafiku i drogës. Dhe të qenurit fasadë sikur po bënim parlament dhe opozitë në një institucion që të vazhdonim dhe të jepnim dekorata të tjera Edi Ramës, ne nuk mund të vazhdonim. Ne nuk mund të vazhdonim më të bëheshim të verbër edhe ne siç ishin disa ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?