Kryemadhi: Nëse do ishim në qeveri, teste për çdo familje shqiptare, do sillte kosto më të ulët dhe menaxhim më të mirë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se mënyra e vetme për të parandaluar ekonominë është bërja e testimeve masive në popullatë për koronavirusin.
Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi shprehet se testimet duhen bërë në çdo familje.
Pyetje: Nëse do të ishit në qeveri çfarë do të të bënit ndryshe në këtë situatë?
Monika Kryemadhi: Unë do të bëja testimin në cdo familje shqiptare. Ajo do të ishte më koston më të ulët dhe me efikasitetin më të plotë. Atë që bëri Koreja e Jugut dhe një provincë në Itali. Dhe ne të jemi të bindur sic i bën regjistrimet Edi Rama për zgjedhjet me administratorët e pallatave me Lali Erin, për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar dhe do të dinin kush ishte mbartësi dhe kush e kishte kaluar. Do të krijontë jo vetëm izolimin e rasteve por do të krijonte dhe një siguri emocionale dhe shpirtërore tek qytetarët. Kjo do të ishte gjëja me e thjeshtë dhe do të kishte koston më të ulët. Mjafton të pyesni sa kushton një test. Aq do t”i kushtonte qeverisë shqiptare, do të ishte shumë më e lirë për qeverinë dhe më e kollajshme për ta menaxhuar këtë situatë.