Kryemadhi përplaset me Ballën në oborrin e Kuvendit
Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla janë përplasur me njëri tjetrin.
Ka qenë fillimisht Taulant Balla, i cili referuar Kryemadhit tha: “Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”.
Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i saj, që ndodhej prapa kurrizit të Ballës.
Debati jashtë parlamentit
Balla: Patjetër edhe ju të flisni, se ty ta zuri Luli vendin dhe skishe mundësi të flasësh. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës
Kryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde, në rregull. Kështu që rri urtë.
Balla: Më pëlqen edukata juaj!
Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti zësh vendin Fatmir Xhafës.
KOHA JONË SONDAZH

