Kryemadhi: Pika jonë kryesore e programit arsimi, nuk e shikojmë si shpenzim por si investim

E ftuar në emisionin e gazetarit Cim Peka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se arsimi është një nga pikat kryesore të programit të LSI. Për LSI, tha Kryemadhi arsimi nuk është shpenzim por investim për të ardhmen e rinisë. Një arsimim më i mirë tha Kryemadhi do të sjellë paga më të mira dhe rikthim të rinisë.

“Në pikën tonë kryesore kemi arsimin sepse sot ne nuk e shikojmë arsimin si shpenzim. Ne e shikojmë arsimin si investim. Sot gjëja kryesore dhe më e rëndësishme që të gjithë shqiptarët kanë, është arsimi i fëmijëve. “Ku do të shkojnë fëmija im të punojë nesër?”. Për çfarë do të shkollohet? Të shkojë të shkollohet për juridik, të bëhet doktor i shkencave juridike dhe të shkojë të punojë në sera pastaj, të ngulë fidanë domateje dhe specash, thotë prindi, “Për çfarë investoj unë?”, tha Kryemadhi.

Pjese nga biseda ne studio

• Çfarë keni pikën më të fortë?

Arsimin, të rinjtë kemi ne. Punësimi i të rinjve, paga të mirë paguara, rikthimi i shqiptarëve. Rritja e buxhetit të arsimit që është kryesorja, krijimi i kushteve të një arsimi jo vetëm cilësor por edhe në kushtet me lidhjet e tregut të punës.
• Çfarë keni ju për arsimin profesional?

Ne kemi pafund për arsimin profesional. Po ti sot nuk ke një shkollë bujqësore. Ndërkohë që 52% e popullsisë merret me bujqësi. Është bërë shumë do të thuash por ku i kemi shkollat profesionale? Çfarë shkollash profesionale kemi? Më thuaj një shkollë profesionale përveç Harry Fultz-it që është ‘gjysmë projekt’ po themi dhe shkolla teknologjike për hoteleri dhe turizëm. Po për bujqësinë?

• Për bujqësinë ka universitet…

Të bëhesh agronom që të shkosh dhe të punosh te serat? Do bëhesh agronom që të mbjellësh domatet? Do të bëhesh agronom që të mbjellësh specin? Ky është problemi, mungesa e politikave. Arsimi për mua është kryesori, sepse po pate një arsim të mirë ke edhe bujqësi të mirë, inxhinierë të mirë, naftë të mirë dhe mjekësi të mirë’.

SHKARKO APP