Kryemadhi prezanton kandidaturën e Kërpaçit në Kombinat: Erdhi si ju, nga gjimnaziste e sot është kryetarja e LRI-së

Gjatë takimit me të rinjtë në Kombinat, që janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndër të tjera theksoi gjatë fjalës se forca e partisë është pikërisht rinia dhe votuesit për herë të parë. Teksa prezantoi kandidaturën e Floida Kërpaçit si deputete në këtë zonë, Kryemadhi inkurajoi të rinjtë që të mos heqin dorë nga dëshira për politikë, sepse Kërpaçi tha ajo, nga një ndër gjimnazistet më të mira, sot është kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI).

Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre.

Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ”Besnik Sykja” dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ”Petro Nini Luarasi” si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit.

Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ”Petro Nini Luarasit”, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ”Partizanit”, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë.

Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri”,-tha Kryemadhi.

SHKARKO APP