Kryemadhi prezanton mjekun Blenard Nonaj si kandidat në Skrapar: Marrim 3 mandate

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte sot në qytetin e Çorovodës ku prezantoi kandidatin për deputet të Skraparit, mjekun Blenard Nonaj, të cilit i uroi suksese dhe u shpreh e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit.

Skrapari është qytet i bekuar me malin e Tomorrit, e shikon edhe Zoti me sy, kështu që suksese doktor, siç më ka dalë mua mirë …”, tha Kryemadhi.

Nuk mund të them thjesht kandidat, pasi jam e bindur që do të jetë deputeti i Skraparit, por edhe deputeti i Qarkut të Beratit, bashkë me Arditin.

Unë e kam pak të vështirë, nuk gjej dot fjalët pasi bashkohen fjalët e dashurisë, me mirënjohjen, me respektin për këtë zonë. Unë jam e nderuar që jam nuse në Skrapar, sepse vajzat dhe djali im janë vajza Skrapari. Djali im është një djalë Skrapari dhe kjo është një gjë shumë e mirë, sepse edhe pjesa më e mirë e imja është nga Skrapari, pavarësisht se unë vetë jam dibrane dhe nuk e mohoj këtë gjë, por shqiptarë jemi të gjithë. Është ai virtyt që më ka bërë që të lidhem jashtëzakonisht shumë me këtë zonë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI u shpreh e bindur se LSI do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me tre mandate në Berat.

Drejtuesi politik i LSI në këtë qark, Ardit Çela theksoi se LSI ka një plan të detajuar për zhvillimin e zonës dhe qarkut të cilit do i rikthehen vlerat.

LISTA E LSI NE QARKUN E BERATIT

ARDIT ÇELA

BLENARD NONAJ

ESMERDALA QIRKO

PETRIT SINALI

ILIR OBONI

LEFTER MALIQI

ESMERALDA HOXHA

SHKËLQIM TAFA

SHKARKO APP