Kryemadhi: Rama anuloi vizitat në këto dy vende perëndimore
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi insiston se kryeministri Rama është izoluar nga vendet ndërkombëtare. Si shembull, ajo përmendi vajtjen në Gjermani dhe mos-takimin me kancelaren Merkel dhe anulimin e vizitës në Amerikë.
“Rama është izoluar. Vajtja në Gjermani dhe mostakimi me Merkel. Anulimi i vizitës në Amerikë. Jo mëngjesin e lutjeve. E kishte për të shkruar më 27 janar. Do shkonte me Vuçiç etj. Rrethimi i popullit shqiptar më datë 16, Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Edi Rama është pa oksigjen. Është si ai i sëmuri në gjendje kome që jeton me korrent, me aparat. Për hir të së vërtetës Lul Basha ia ka fikur aparatin Ramës”, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerësoi figurën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se i ka fikur aparatin e oksigjenit Ramës, i cili sipas saj është si i sëmuri në koma.
“Emocionin që unë kam ndjerë ose reagimin kur zoti basha ka qenë në Durrës, sepse ne e dimë që është nga qytetetet më indiferente…
Basha iu tha sa shumë qenkeni, paskeni dalë jashtë ata i thonë që kemi kohë që të presim. Pra njerëzit kanë kohë që e presin Lul Bashën. Për hir të së vërtetës, këto dhjetë ditë kemi parë një Bashë tjetër. Koha e fjalëve ka mbaruar sepse opozita i ka ezauruar të gjitha etapat, ka ezauruar parlamentin, ka rezauruar argumentimin politik, ka ezuruar amendamentet, ka ezauruar propozimet e ligjeve dhe çdo gjë. Rrethimi i Ramës ka disa mënyra”, përfundoi Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

