Kryemadhi: Rama, personi që përhap më shumë panik për Covid-in. Një të sëmuri i duhen mbi 1 mijë euro për t’u kuruar
Gjatë konferencës për media, Monika Kryemadhi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth akuzave të qeverisë se kryetarja e LSI-së e përdori pandeminë politikisht duke e futur popullin në ankth.
Kryemadhi deklaroi se i vetmi person që krijon panik është kryeministri që kërkon ta përdorë pandeminë si element frike, ndërsa ka mjekë që aktrojnë në filmat e tij për të treguar një realitet ndryshe në spitale.
“Njerëzit kanë panikun më të madh që për një të sëmurë ju duhet mbi 1 mijë euro secili. Të akuzosh opozitën për menaxhimin e pandemisë, jo vetëm që është mungesë inteligjence, por edhe keqdashësi për çfokusuar atë që është e rëndësishme për qytetarët. Covid-i nuk është i pamundshëm, por kërkon angazhim dhe vëmendje të strukturave të shtetit. Sot pjesa më e madhe e qytetarëve gjenden në atak paniku për shkak të mungesës financiare”, tha Kryemadhi.
“Shohim mjekë që aktrojnë në filmat e kryeministrit, por shohim edhe ambulanca që qëndrojnë në radhë… Sa i takon Covid-it qeveria duhet të ketë një protokoll të menaxhimit të situatës. Qytetarët kanë nevojë për sinqeritet nga qeveria. Përballja me gënjeshtra të Ramës sikur qytetarët janë në kushte fantastike në spitale.
Sot personi që krijon më shumë panik është vetëm kryeministri, dhe kërkon që këtë situatë të pandemisë ta përdorë si element frike”, vijoi ajo.