Kryemadhi: Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë, Rama garant kriminelëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot në emisionin “Opinion” se shkatërrimi i Gjykatës së Lartë nga Rama nuk është bërë për shkak të reformës, por sepse kryeministri kërkon të nxjerrë nga burgu kriminelët.

Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët , që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar”,- u shpreh Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?