Kryemadhi: Shqipëria po përmbytet, kryeministri del xhiro

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi situatën e krijuar në vend si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dalë xhiro për të kërkuar azil, ndërsa Shqipëria po përmbytet.

Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij, në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi një izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve,” tha Kryemadhi.

Këto deklarata, Kryemadhi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e njësisë numër 8 në Tiranë.

Kryeministri ka tre ditë që shëtit në Turqi e në Greqi, ndërhohë që vendi është nën ujë dhe i pushtuar nga bora.

SHKARKO APP