Kryemadhi: S’ka transparencë mbi rastet e personave që kanë humbur jetën, nëse janë nga COVIDI apo nga mungesa e shërbimit

E ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli edhe mbi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Kryemadhi tha se nuk ka transparencë mbi rastet e personave që kanë humbur jetën, nëse janë nga COVIDI apo nga mungesa e shërbimit.

“Sot ka kaluar mbi 100 numri i të vdekurve me covid por nuk e dimë sesa e vërtet është nga covidi apo është nga mungesa e shërbimit shëndetësor në spital dhe mundohemi ta mbulojmë me covid për të mos zbuluar pa aftësinë e shëndetësisë tonë. Sepse asnjëri prej nesh nuk e merr dot përsipër për të zbuluar që të gjitha viktimat rekomandohen dhe reklamohen si të vdekur prej covidit, a janë apo s’janë të vdekur nga covidi apo nga sëmundje të tjera apo nga mungesa e shërbimit”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP