Kryemadhi u përgjigjet akuzave për vilën në Lalëz: E dinë të gjithë shqiptarët. Çiftet vijnë bëjnë fotot e dasmës
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë i përmendi vilën e Lalëzit. Kryemadhi tha se e ka deklaruar këtë vilë duke pyetur Veliajn nëse i ka deklaruar pronat e veta.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalëzit dhe madje vijnë të bëjnë foto, dhe nuse dhe dhëndër. Ky lali Eri i ka deklaruar këto pronat e veta? Lali Eri do ta deklarojë këtë deklaratën për banorët e kombinatit dhe pallateve pupulite. Do t’u japë një kontratë që këta njerëz do të rimarrin shtëpitë e tyre?
Sot më shumë se kushdo se tjetër diferenca mes LSI-së dhe Rilindjes është shumë e madhe, mjafton të pyesësh ndërtuesit shqiptarë që për të marrë një leje në bashki duhet të paguajnë 8% e shitjes. Mijëra komani duhet të paguajnë mijëra euro për të marrë dheun e tyre. Kostoja e ndërtimit për një apartament jo vetëm që është 3 dhe 4-fishuar për shkak jo vetëm të prishjes së tregut se sot po vijnë njerëz me 4 klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërkohë që kompani serioze me inxhinierë nuk janë.
Nuk duhet të kemi frikë nga njerëz që thonë të vërtetën por nga ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Mua nuk më ka krijuar asnjë problem komunikimi me njerëzit dhe nuk di që të ketë një njeri që thotë më ka gënjyer Monika, ndërsa 98% thonë na ka gënjyer Lali Eri”, deklaroi Kryemadhi.