Monika Kryemadhi: Edi Rama, koka e grupit kriminal, bashkë me Erion Veliajn!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon denoncimet lidhur me aferën e inceneratorëve, që deri tani ka çuar pas hekurave ish-ministrin Lefter Koka.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi ka postuar disa dokumente të tjera lidhur me këtë aferë dhe thotë se “presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama”.

Postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?
Qytetarët presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj.
Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.
Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.
Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?