Kryemadhi: Viktor Tushaj është alternativa më të mirë

 

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj  është ndalur në Komunën e Balldrenit dhe në fshatin Dragushë të Zadrimës.

Z. Tushaj shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, deputetët e qarkut si dhe deputeti Spartak Braho. Në këtë takim, deputetja e zonës, znj. Monika Kryemadhi vlerësoi kandidaturën e z. Tushaj dhe kërkoi mbështetjen e banorëve të kësaj zone. “Ne vijmë pas dy vitesh në Balldren me një premtim që ka nisur të realizohet. Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm po behët realitet”, tha ndër të tjera deputetja Monika Kryemadhi teksa kërkoi mbështetjen e banorëve të kësaj zone për alternativën më të mirë që do të sjellë jo vetëm zhvillimin e qytetit, por edhe të njësive administrative.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, solli një eksperiencë personale të hasur dy vite më parë në fshatin Balldren, të një djali pak më shumë se 20 vjeçar i cili nuk kishte parë kurrë ujë në çezmat e shtëpisë së tij. “Kjo ëndërr e këtij djali dhe gjithë brezave pas tij ka nisur të realizohet tashmë, falë qeverisë shqiptare, dhe këmbënguljes së z. Viktor Tushaj për të implementuar ato projekte të nevojave bazë”, tha znj. Kodheli.

Ndërkohë deputeti Spartak Braho u bëri thirrje banorëve të Balldrenit që të votojnë këtë Aleancë, që sipas tij është aleanca e zhvillimit dhe prosperitetit dhe jo e kukuvajkave.

Pas ndalesës në Balldren, Kandidati i ASHE për Bashkinë Lezhë,  z. Viktor Tushaj, është takuar edhe me banorët e fshatit Dragushë, ku është njohur nga afër me problematikat që ata kanë, duke iu bërë të ditur atyre edhe platformën elektorale për këtë zonë. 

SHKARKO APP