Kryemadhi: Zemërim i jashtëzakonshëm me këtë qeveri. Edi Ramën do ta rrëzojnë vetë socialistët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e LSI-së në bashkinë e Roskovecit u ndal te situata ekonomike, të rritja e taksave, çmimeve dhe varfërisë në të gjithë Shqipërinë. Kryemadhi tha se jo vetëm në Roskovec, por në të gjithë qarkun e Fierit që njihet si bastion i së majtës është e dukshme pakënaqësia dhe zemërimi i madh që qyterarët kanë me këtë qeveri, që vetëm po i zhyt çdo ditë në varfëri dhe mjerim.

“Sa vende të reja pune janë hapur në Roskovec? Zero, në mos janë mbyllur. Sa biznese të reja janë hapur në Roskovec? Zero, janë mbyllur. Sa janë rritur taksat e ujit dhe energjisë elektrike që ju paguani çdo muaj? Sa të duash janë rritur. Sa nga ju kanë më shumë të ardhura, se sa kanë pasur më parë? Përkundrazi, janë varfëruar më shumë. Atëherë për çfarë i duam ne këta? Të na varfërojnë shqiptarët? Të na varfërojnë fëmijët? Të na shkatërrojnë jetën? Të pasurohen ata me fukarallëkun dhe vështirësitë e shqiptarëve?! Jo. Të ikin. Të digjen edhe ata si mandatet e opozitës. E vetmja mënyrë është për tu zgjuar dhe për të mos ndaluar më. Sot Rilindja nuk përfaqëson më Partinë Socialiste. Për këtë të jeni të bindur. Ne sot jemi në Roskovec dhe i gjithë qarku Fierit është një nga qarqet që quhet bastioni i së majtës. Por unë pakënaqësinë dhe zemërimin më të madh se sa kam parë në qarkun e Fierit nuk e kam parë as me deputetët e Partisë Socialiste që janë në sallë, të cilët ndihen të intimiduar, të frustuar dhe të nënshtruar. Një zemërim të paparë, të cilët mezi po presin të shpërthejnë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ajo shprehu bindjen se do të jenë qytetarët, por do të jenë edhe vetë socialistët, të cilët do të rrëzojnë Edi Ramën, një kryeministër i lidhur me krimin, që punon për krimin dhe varfëron popullin. “Pse e them këtë? E them këtë se kam bindje të plotë. Përveç se kam bindje të plotë, e ndjen nga reagimi i qytetarëve. E ndjej nga reagimi i socialistëve sepse janë ata njerëzit më të zemëruar, që e urrejnë më shumë se ata njerëz që ai nuk ka pasur ndonjëherë kontakt. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do ta shtyjmë për ta larguar fenomenin që Edi Rama ndërtoi. Fenomenin e një kryeministri i cili është i lidhur me krimin, punon për krimin dhe varfëron popullin e tij”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?