“Kryeministër i skaduar”, Endri Hasa – Ramës: Duhet të ishe në krye të punëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë.

Sipas Hasës Rama duhet të “ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim”.

Posimi i plotë:

Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama ???? me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë.

Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike!

#kryeministëriskaduar

SHKARKO APP