Kryeministri bullgar në Tiranë: Shqipëria meriton hapjen e negociatave
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore, ndërsa aktualisht po zhvillon një takim në Kryeministri me Edi Ramën. Në qendër të bisedës mes dy kryeministrave është thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ka bërë një sforco të jashtëzakonshme duke vendosur axhendën e Ballkanit në shtyllën kryesore, por duke qenë edhe avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, i dorëzova medaljen e mirënjohjes. Shpresoj të kemi një lajm pozitiv të shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kemi diskutuar për mbështetjen nga Bullgaria për përgatitjen për negociatat. Dëshirës tonë për të mësuar nga kjo eksperiencë i përgjigjen për të nda ndihmuar. Diskutuam edhe për reformat, që Bullgaria i ka kaluar në një fazë më të hershme. Në programin e 100 fshatrave, Bullgaria ka marrë patronazhin për një fshat”,- tha kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat.
Ndërsa kryeministri Bullgar tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. “Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, nëse një fqinj është keq të gjithë bëhen keq. Shumica e vendeve europiane, mendojnë se edhe pse kushte Shqipërisë duhet ti jepet një datë për negociatat. Duhet të bindim vendet që na kanë mbetur deri në fund të qershorit. Ballkani mund të bëhet një vend më i mirë për të jetuar”,- tha Borisov.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155857489236523/
KOHA JONË SONDAZH

