Kryeministri: Burg për ata që punësojnë punëtorë në të zezë

 

Burg edhe kur mban punëtorë në të zezë. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë thirrjen dhe rëndësinë e luftës ndaj informalitetit të ndërmarrë nga qeveria që ai drejton. Në një takim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me grupet e interesit, Rama theksoi se nuk mund të lejohet që kjo vjedhje ndaj shtetit të vazhdojë në këtë mënyrë, përmes asaj që ai e quajti rruga e harbutërisë. Ai paralajmëroi të gjithë inspektorët e tatimeve, se në rast të konstatimit të shkeljes së detyrës nga ana e tyre, atëherë do të përfundojnë në qeli. “Lufta ndaj informalitetit është një domosdoshmëri, për të bërë të mundur që falë kontributeve të gjithësecilit shteti të ketë mundësi të investojë shumë më tepër në sektorin e shëndetësisë. Dhe kjo aksion nuk është një shtypje ndaj biznesit të vogël, edhe pse po komentohet për së prapthi. Por është një operacion që synon të bëjë atë që bëhet në çdo vend normal demokratik. Se çfarë secili paguan si individ, ta marrë mbrapsht si qytetar. Se çfarë individi nxjerr nga xhepi për qëllimet e konsumit, ta marrë mbrapsht për cilësinë e jetës jashtë mureve të shtëpisë për të cilat përgjegjës është shteti. dhe shteti nuk mundet të jetë në maksimumin e tij nëse arka e shtetit vidhet përditë, duke devijuar paratë.

Rama: Burg tatimorëve që shkelin detyrën!

Në këto ditë të para kemi pasur të dhëna drithëruese. Të gjithë ata inspektorë që do të kapen me shkelje në detyre, ka vetëm një rrugë për ta, në qeli.” tha Rama Kryeministri paralajmëroi edhe ata që punësojnë persona në të zezë, se ata i pret vetëm qelia. “Pronarë skllevërish nuk do të lejojmë më. Në rast se konstatohen persona të punësuar në të zezë me pronarë që sillen si skllavopronarë do të futen në burg.” u shpreh ai 

SHKARKO APP