Kryeministri, Projekti për Portin e ri të Durrësit dhe “foto e javës”
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video ku duket se po diskutojnë për Projektin e ri të Portit të Durrësit.
Edi Rama shkruan: “Nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”.
Ndërkohë fotografia me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku ai gjuan topin e basketbollit në zyrën e kryeministrit Rama, është bërë hit në rrjetet sociale.