Kryeministri Edi Rama: 400 mln euro për rritje pagash në vitin 2024
Në takimin e Asamblesë së zgjeruar të PS-së në Pogradec, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2024 janë parashikuar 400 milionë euro për rritje pagash.
”Në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash. Që do të thotë do të rriten pagat për mësuesit përsëri, por këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për mjekët e përgjithshëm siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet.
Do rriten pagat për infermierët siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për punonjësit e policisë siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për ushtarakët siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet dhe patjetër për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit. 400 milionë”, u shpreh Rama.