Kryeministri Edi Rama përjashton nga konferenca SYRI TV
Edi Rama po zhvillon aktualisht një bashkëbisedim me gazetarët për prezantimin e strategjisë se si do të përzgjedhë kandidatët për deputetë.
SYRI TV nuk do të transmetojë këtë konferencë të Ramës pasi zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama e ka përjashtuar nga kjo konferencë gazetaren Ambrozia Meta, duke bërë përzgjedhje selektive të gazetarëve.
Bashkëpunëtorët e Ramës, që duket se kanë marrë urdhër nga lart për këtë veprim janë përpjekur të gjejnë justifikime për këtë veprim, por fakti është që shkak është janë bërë pyetjet pa kompromis të gazetares së SYRI TV.
Këto pyetje duket se e kanë vënë në siklet Ramën, i cili ka marrë këtë vendim në dëm të lirisë së medias dhe informimit të qytetarëve.