Kryeministri Edi Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në cilësinë e prokurimeve publike, duke kaluar nga vendet e fundit në krye të rajonit, sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian.
“E thotë Bashkimi Europian, nuk e them unë. Ne kemi kaluar nga të fundit, te të parët në rajon për cilësinë e prokurimeve publike. Do thoni ju që: po mirë, rajoni ynë nuk është Gjermania dhe Austria. Jo, nuk është, dhe unë jam dakord, por në rajon të jemi të parët për prokurimet publike”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur te shërbimet Rama tha se “e-Albania” ka ndryshuar jetën e njerëzve.
“Shërbimet po ashtu, ju e dini më mirë se unë, ndërkohë që është e sigurt që “e-Albania” ka ndryshuar jetën e njerëzve. Kjo është e sigurt, ky është fakt dhe kemi akoma shumë gjëra të tjera që i kemi në proces për t’i përmirësuar akoma më shumë ato shërbime”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

