Kryeministri Edi Rama video-mesazh për elektoratin e pavendosur
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një video-mesazh për elektoratin e pavendosur, ose siç quhet rënom elektorati gri. Duke publikuar mesazhin e kryesueses së listës së PS-së në Shkodër, Edona Bilali, e cila thotë se, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill, Rama shkruan se ky mesazh është jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjesi, kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë. Ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në video-mesazhin e publikuar nga Edona Bilali thuhet se çdo njeri nuk duhet të jetë kundër nga kokëfortësia, por të të harrojë tifozllëkun dhe të votojë me nder.
“Unë jam kundër, gjithmonë kundër, anti-sistem. Jena shkodranë, nuk na duan, nuk ia vlen, veç ai, veç ato mos ta marrin, kokëfortësi. Gjithmonë kundër, po për Shkodrën, po për Shkodrën a ke dashni? Mjaft mendove për të tjerë, e zeza t’zot. Shiko pragun ku ke lerë, si do të jetë mot? Tifozllëkun, indiferencën, largoji njëherë. E duam Shkodërlocen më fort. Voto me nder”,-thuhet në video mesazh.