Kryeministri hungarez vizitë zyrtare në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit, Bertalan Havasi, i cili tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë këtë të premte (nesër) Tiranën.

Kryeministri Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

SHKARKO APP