Kryeministri i Italisë jep dorëheqjen
Kryeministri italian Mario Draghi, do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit “Pesë Yjet” tërhoqi mbështetjen e tij në mocionin e besimit. Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr qeverinë italiane që nga shkurti i vitit 2021.
Vendimi vjen pas përplasjeve me partinë 5 Yje të ish-kryeministrit Giuseppe Conte, që kritikon për mungesën e reformave por edhe për qasjen ndaj luftës në Ukrainë. Edhe pse Senati i dha votëbesimin e tij kryeministrit mbi disa çështje, me 172 vota dhe vetëm 39 kundra, e gjithë partia 5Yje, që ka ende shumicën e parlamentarëve edhe pse ndodhet në një moment kritik, nuk preferoi të votonte.
Vendimi është në fakt një sfidë e kryeministrit ndaj një shumice që e ka mbështetur në fillim, por që tani duket gjithmonë e më e ndarë, e përberë nga parti me ideologji dhe qasje të ndryshme, veçanërisht për ekonominë, sigurinë e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.