Kryeministri i parë nga India në Britani, Rishi Sunak dhe sfidat që e presin

42-vjeçari Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, dhe i pari në këtë post me origjinë indiane. Sunak do të pasojë Liz Truss në Downing Street dhe pritet të rivendosë rendin në një vend që ka qenë në trazira politike vitet e fundit për shkak të zgjedhjeve të paraardhësit të tij. Në orët e ardhshme Sunak do të ketë një takim me Mbretin Charles III për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë.

Mes problemeve me të cilat përballet sistemi kombëtar shëndetësor i Britanisë me koronavirusin, gjendjes së ekonomisë, një ndërprerjeje të mundshme në sektorin e energjisë dhe një dimri plot greva, duket se gjatëmujori i tij i parë do jetë i vështirë/ Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të dielën, Sunak tha se “rregullimi i ekonomisë” është prioriteti i tij i parë, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kolegët e tij në konservatorë e trajtojnë atë si “Mesia”, pasi siç theksohet nga mediat britanike, është ai që zbatoi sistemin e pezullimeve gjatë periudhës së koronavirusit dhe parashikoi reagimin katastrofik të tregjeve ndaj uljeve të taksave.

SHKARKO APP