Kryeministri i parë serb shkel tokën shqiptare. Në 11:00 Vuçiç në Tiranë

 

Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në aeroportin e “Nënë Tereza” për t’iu drejtuar Pallatit të Brigadave.

Në 11:30 homologu Edi Rama do ta presë në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.

Ndërkohë vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri do të blindojë Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë.

Ambasada serbe rrethohet nga police 

Ora 09:41 Gazetarët e Ora News informojnë se ambasada serbe është rrethuar nga punonjës të policisë dhe nuk lejohet kalimi nga Gjykata Kushtetuese deri tek selia e ambasadës serbe

Axhenda e kryeministrit te Serbise Aleksander Vucic:

Ora 11.30 ​Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave

Ora 11.35 – 11.45 ​Ceremonia e mirëseardhjes ​(Përpara Pallatit të Brigadave ​

Ora 11.50- 12.45​ Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat në bibliotekën e Pallaitit të Brigadave

Ora 12.50-13.20 ​Konferencë e përbashkët për shtyp

Ora 15.00 – 15.40 ​Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta

Ora 15.50 -16.30 ​Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani ​

Ora 16.40-17.15 ​Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha

Blindohet Tirana

Kryeministri serb do të qëndrojë në  Tiranë për dy ditë. Për vetë historikun e marrëdhënieve të shqiptarëve, kryesisht të Kosovës me këtë vend, por edhe dinamika që po shoqëron rajonin këto kohë, bën që kjo situatë të menaxhohet veçse kështu.

Megjithatë parë kjo reciprokisht, edhe Beogradi u blindua kur shkoi Kryeministri ynë.

Ushtria angazhon helikopterë

Mësohet se në terren do të sigurojnë mbarëvajtjen e kësaj vizite, qindra forca policie, gardistë, efektivë nga antiterrori, shërbimi inteligjent, si edhe helikopterë të ushtrisë.

Policia: 1310 efektivë në gadishmëri, forcohen kontrollet 

Përmes një deklarate për mediat, zëvëndës drejtori i Policisë, Altin Qato, bëri me dije dje se 1310 efektivë policie do të jenë në gadishmëri për mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit serb.

“Gjithsej vëtëm në Tiranë do të angazhohen në terren 1090 punonjës policie. Ndërsa në teritorin e Qarkut Durrës do të angazhohen 220 punonjës policie.

SHKARKO APP