Kryeministri kroat ”thumbon” Serbinë: Zgjidhni, jeni me Rusinë apo me BE-në
Vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov për në Serbi është anuluar pasi tre vende mbyllën hapësirat ajrore për avionin e tij. Kurse kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, thotë Serbia duhet të zgjedhë një anë, të jetë me Rusinë, ose me Perëndimin.
“Nëse Serbia ka ambicie për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt BE-së, duhet të dihet se ku qëndron. Tani nuk është koha për t’u ulur në dy karrige. Në rrethanat aktuale, Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se me kë do të anojë”,-tha Plenkoviç.
Serbia e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, është përballur me presion në rritje për neutralitetin dhe hezitimin e saj për të sanksionuar Moskën.