Kryeministri Kurti akuzon Serbinë për lëvizje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën – Beogradi mohon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të shtunën në mbrëmje për afrim të trupave ushtarake rreth 50 metra afër vijës kufitare në komunën e Kamenicës, në lindje të Kosovës, ndërsa Beogradi tha të dielën se trupat vepruan brenda zonës tokësore të sigurisë dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Kurti publikoi disa fotografi të forcave serbe duke e cilësuar provokim lëvizjen e trupave afër kufirit.

“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, shkroi kryeministri Kurti, duke nënvizuar se qeveria e Kosovës “ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?