Kryeministri malazez kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e politikanit shqiptar, Dritan Abazoviç nga posti i zëvendësit dhe të Ministrit të Brendshëm.

“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi, iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa po dridhet! Për një Mal të Zi të shëndetshëm”.

Lidhur me propozimin për zëvendësimin e Abazoviç, Krivokapiç pretendon se Spajiç ka arritur rezultate mbreslënëse në postin e tij, ndaj dhe i ka ngarkuar një detyrë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?