Kryeministri me përfaqësues të fasonerisë: Dakordësi për paketën e daljes nga kriza në këtë sektor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit fason në vend.

Rama tha se mes qeverisë dhe biznesit fason u arrit dakordësia për rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

“Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.
Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:
Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.
Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.
Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.
Një skemë financimi për ngritjen e një.
akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.
Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”, është shprehur Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?