Kryeministri mes specave dhe trangujve në Lushnjë

 

Edi Rama ka postuar ne facebook  pas nje vizite ne Lushje kete tekst:"Sot në një pike të grumbullimit, ruajtjes dhe eskportit të frutave-perimeve në Divjakë, e cila falë skemave tona mbështetëse në bujqësi ka rritur e modernizuar kapacitetet në mbledhjen e produkteve duke ndihmuar mijra fermerë me prodhimet e tyre që nga zonat përreth e deri në Berat, Shkodër e Sarandë, duke rritur njëkohësisht edhe numrin e të punësuarve me mbi 40 persona. Gjithashtu në Krutje, në një fermë të mbarështimit të derrave, e cila së fundmi ka marrë çertifikatën e legalizimit për të 13 stallat ku ushtron aktivitetin, mungesa e së cilës e pengonte atë të aplikonte qoftë për subvencione nga fondet e qeverisë, qoftë për kredi nga bankat. Tashmë, me çlirimin e kapitalit përmes lejes së legalizimit, i janë hapur edhe rrugët për të fituar mbështetjen e nevojshme në rritjen e aktivitetit, shumëfishimin e krerëve si edhe të të punësuarve. ‪#‎DrejtimiiDuhur‬"

Por kryeministri duhet te informohet nga ministria e bujqesise se shume prodhime bujqesore prishen dhe nuk gjejne treg ndaj kultivuesit ne fshatra kerkojne te mos iu shkoj prodhimi kot. Kthimi i shikimit nga Rama drejt bujqesise eshte nje shenje e mire, pasi tregon se tashme eshte njohur me te gjithe problemet e vendit e ku nje nga hallet me te medha te ekonomise mbetet bujqesia. Me bujqesi merren mbi 60 perqind e popullsise e ku qyteti ushqehet prej fshatit. Edi Rama po shkon per ti pare gjerat nga afer, por ka nevoje qe te therrase edhe bankat e nivelit te dyte qe te kreditojne fermeret shqiptare.

Bujqesia  eshte nje tregues i zhvillimit te nje vendi  e ndaj ka nevoje qe nje pjese e madhe e buxhetit te Shtetit te adresohet per fshatin, pra per bujqesine e blegtorine.

Gjithsesi Rama ishte dje ne fshat.

SHKARKO APP