Kryeministri ndan librat shkollorë në Vlorë, këshilla për nxënësit

Placeholder Image

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama u ndal në shkollën “Mynyr Xhindi”, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Ndërsa u ndal të takojë nxënësit që ulen për herë të parë këtë vit në bankat e shkollës, Rama këshilloi ata të mirëmbajnë e mos i grisin librat.

“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?