Kryeministri në finalen e Berlinit me avion qeveritar, 77 për qind e francezëve të tronditur

Të paktën 77 për qind e francezëve thonë se janë të tronditur nga vendimi i kryeministrit Manuel Valls, i cili përdori avionin qeveritar për të shkuar në Berlin për të ndjekur ndeshjen finale të Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit, doli sot nga një sondazh i realizuar nga instituti ”Elabe” për televizionin BFM-TV. Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik francez fakti që kryeministri Manuel Valls ka marrë në avionin qeveritar edhe dy djemtë e tij për të ndjekur ndeshjen finale të Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit që u zhvillua të shtunën në Berlin. Në ndërkohë, qeveria konfirmon se prania e dy fëmijëve të kryeministrit Valls nuk ka rritur koston e udhëtimit. Që prej tri ditësh, Manuel Valls është në qendër të polemikave për shkak se vajti të shohë një ndeshje me paratë e taksapaguesve. Valls vazhdon të mbrohet duke thënë se bëhej fjalë për një udhëtim pune. – ”Isha në Berlin edhe për të takuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për shkak të zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit në Francë, vitin e ardhshëm”, – deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls. Valls ka katër fëmijë, Joachim, Benjamin, Ugo dhe Alice.

SHKARKO APP